Rabotniçki – Shkupi të mërkurën në terrenet e FFM-së
08.11.2023 15:32
Ndeshja e anuluar Rabotniçki – Shkupi, e vlefshme për ¼ e finales së Kupës, që duhet të luhej sot në l....

Ndeshja e anuluar Rabotniçki – Shkupi, e vlefshme për ¼ e finales së Kupës, që duhet të luhej sot në l. Maxhari do të luhet të enjtën në terrenet e FFM-së. Ky takim u anulua pasi për shkak të të rreshurave të shiut në stadiumin “Boris Trajkovski”, sot nuk kishte kushte për zhvillimin e saj. Përballja e nesërme do të luhet pa prezencën e shikuesve.
Voska dhe Makedonija Gj.P shkojnë në ½ finale
Janë zhvilluar tri nakatër ndeshjet e ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Vetëm skuadra e Voska Spor nga Ohri në terren mysafir iu ka gëzuar fitores, e cila me 0:1 e mundi Bregallnicën në Shtip. Në dy ndeshjet e tjera mbajtësi I trofeut Makedonija Gj.P në kohën e rregullt me 1:0 e mundi Sileksin. Skuadra e Tikveshit pas një drame të goditjeve nga 11 metërshi me rezultatin e përgjithshëm 7:6 e mundi Breran. Kështu në gjysmëfinale janë kualifikuar Voska Sport, Makedonija Gj.P dhe Tikveshi.
Kupa e Maqedonisë së Veriut – ¼ finale
- Bregallnica – Voska 0:1
- Makedonija Gj.P – Sileksi 1:0
- Tikveshi – Brera 7:6 (p)
- Rabotniçki - Shkupi
