Ziberi: Kontrolli i jashtëzakonshëm në Idrizovë ka elemente të tejkalimit të autorizimeve
Nëpunësit policor i kanë tejkaluar autorizimet...

Nëpunësit policor i kanë tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të të burgosurve në Idrizovë. Raporti i Avokatit të Popullit ka të bëjë me video-xhirimet e ngjarjes, kur u lënduan policë dhe të burgosur.
Ziberi potencon se të dhënat u janë dhënë institucioneve kompetente dhe pritet përgjigje se kush është fajtori për këto ndodhi.
“Nuk jam i sigurt nëse ajo është arsyeja e vetme. Unë këtë e shoh nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve. Si erdhi deri te kjo, a është organizuar mirë, ne për këtë çështje iu drejtuam shërbimeve kompetente që të marrin pasqyrën e saktë për këtë aksion.”, - deklaroi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
Kryetari Pendarovski me kërkesë që Avokati i Popullit vet të iniciojë procedura që do të kontribuojnë në reformën e shërbimeve të sigurisë. Sipas Pendarovskit, edhe pse ka avancim, ende nuk janë rrumbullaksuar rekomandimet e Pribesë dhe kjo është çështje kyçe që të mos vijë deri te një përgjim i ri dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve.
“Pas njëzet e pesë viteve është miratuar ligj i ri për Agjencinë për Zbulim, i cili ishte bazë për reformë të këtij shërbimi për zbatimin efektiv të rolit të saj në kohë të sfidave gjeopolitike rajonale. Edhe pse kemi avancim nuk mund të themi se kemi rrumbullaksuar reformën e sektorit të sigurisë edhe atë në pjesën e mbikëqyrjes dhe kontrollin rreth punës së shërbimeve, edhe pse ato ishin segmentet kyçe në rekomandimet që morëm nga grupi i ekspertëve, të kryesuar nga grupi Rajnhard Prajb.”, - theksoi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
Institucionet nuk duan të ndajnë informata me Ombdusmanët. Përvojat e Avokatëve të Popullit nga Serbia dhe Kroacia janë të ngjashme me ato të vendit tone. Edhe në vendet fqinje, sipas ekspertëve, me rëndësi kyçe është përkrahja nga Kuvendi dhe Qeveria. (Flutura Latifi, TVM2)
