Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, Anastasovska u emërua gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese

08.11.2023 17:05

Me 8 vota “për” e asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”....

Me 8 vota “për” e asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime pranë Kuvendit miratuan propozimin e parë që profesoresha Jadranka Davoviq Anastasovska të emërohet për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita Maqedonase VMRO-DPMNE, edhe njëherë ka reaguar se edhe kandidatja Davoviq-Anastasovska është propozim partiak i shumicës dhe se për këtë propozim nuk është konsultuar fare opozita. 

“Edhe për këtë kandidat po vazhdon praktika nga e kaluara, sepse edhe profesoresha ka një prapavijë politike, me punën e saj të mëparshme si këshilltare në Qytetin e Shkupit, nga viti 2005-2009 nga radhët e LSDM-së. Pikërisht për këto emërime partiake, RMV-ja kishte vërejtje në raportin e progresit, ndërsa sot po na ndodhë e njëjta, po votojmë një gjykatës partiak dhe të propozuar nga Bihaçka.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski.

Profesoresha Jadranka Davoviq-Anastasovska ishte vetëm njëra nga katër kandidatët tjerë, të cilët janë propozuar, ndërsa kandidatë të tjerë janë Todor Vitlarov, Savo Klimovski, Rodna Zhivkovska, të cilët pas emërimit të njëjtit do të kenë mandat 9 vjeçar. (Fitim Kryeziu, TVM2)