Shëndetësi, 2,9 miliardë denarë për barna të reja
Ilaçet për sëmundjet malinje...

Ilaçet për sëmundjet malinje, sklerozën e shumëfishtë, sëmundjet kardiovaskulare dhe hemofilinë u gjetën në aplikacionet për vendosje në listën pozitive. Autoritetet pritet ta shpallin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Për terapinë inovative dhe të shtrenjtë, organet shëndetësore kërkuan nga arka e shtetit 2,9 miliardë denarë shtesë.
Fondi paralajmëron se barnat e reja duhet të futen gradualisht, për të mos rënduar buxhetin.
“Nëse listës pozitive do t'i shtohej që në fillim një numër i madh molekulash, ndoshta do të shkaktonte një barrë të madhe tek fondi, por mbi të gjitha edhe në buxhetin e shtetit.”, - deklaroi drejtoresha e Fondit për Shëndetësi, Magdalena Filipovska Grashkoska.
“Ne kemi nevojë për një sistem më real që rregullisht do të përditësohet, sepse rregullorja e re që është miratuar, e cila ka futur edhe kontratat e veçanta, jep një mundësi që të gjitha këto produkte të trajtohen në një mënyrë tjetër, të prokurohen në mënyrë më të sigurt ose nëse dëshironi me çmime të volitshme.”, - theksoi këshilltarja për Shëndetësi, Ana Daneva Markova.
Nga tregtarët me shumicë me qëndrim - procedurat me dokumentet e tenderimit e zgjasin procesin me aplikime në mbledhjen e provave shkencore mbi efektet e një ilaçi të caktuar.
“Sidomos për këto barna inovative çdo ditë ka diçka të re dhe për të gjitha barnat e tjera ka. Dhe këtu krijohet një kaos në atë rrëmujë të vogël për t'u përgatitur, për të qenë në kohë dhe gjithçka të bëhet ashtu siç duhet.”, - u shpreh përfaqësuesja e shitësve me shumicë, Vesna Popova.
Maqedonia mbetet prapa në krahasim me vendet e rajonit, sa i përket terapisë biologjike. Lista pozitive e barnave nuk është përditësuar prej 15 vitesh. (Sedat Selimi, TVM2)
