Maqedoni
Qendra e Shëndetit Publik: 6 raste të reja me “Tularemi”
16.03.2015 16:33
Qendra e Shëndetit Publik zyrtarisht ka regjistruar gjashtë raste të reja të të infektuarve me “Tularemi”...

Ekip epidemiologësh janë në teren në rajonin e Sveti Nikollës dhe fshatit Karamanovë, sepse numri më i madh i të infektuarve janë nga këto rajone.
Të gjithë këta pacientë janë hospitalizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Qendrat për Shëndet Publik veç më kanë marrë të gjitha masat preventive për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje infektive.
“Qendra për Shëndet Publik veç më ka ndërmarrë të gjitha masat preventive për parandalimin e përhapjes së “Tularemisë”. Është bërë deratizimi i shtëpive dhe shkollave, për analiza janë marrë mostra të ujit dhe po ashtu janë dhënë rekomandime banorëve për klorim të rregullt të ujit për pije”- deklaroi Jovanka Kostovska nga Sektori për Mbrojtje Preventive.
Instituti i Shëndetit Publik këshillon që nëse qytetarët vërejnë brejtës dhe minj, menjëherë të bëhet deratizimi.
Të mos preken minj të ngordhur pa doreza dhe menjëherë të kërkohet ndihmë nga personeli mjekësor i Qendrës për Shëndet Publik.
Për prevenimin e sëmundjes është me rëndësi të bëhet edhe prevenimi nga thumbimi i rriqrave, mbajtja e higjienës personale, larja e pemëve dhe perimeve, konsumimi i ushqimit të përpunuar termikisht dhe mbrojtja e ushqimit nga brejtësit.
FLUTURA LATIFI
