Maqedoni

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime debaton për drejtorin e ardhshëm të ATO-s

09.11.2023 11:05

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot duhet të debatojë për propozim-vendimin...

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot duhet të debatojë për propozim-vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Marija Georgievska, së fundmi informoi se në konkursin për drejtor të ATO-s janë paraqitur 21 persona. ATO-ja ka rreth dy muaj që është pa drejtor.
 
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 5 shtator 2023, mori vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të ATO-s. Drejtor i ATO-s mund të zgjidhet personalitet që i plotëson kushtet si vijon: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë të fituar së paku 240 kredi sipas EKTS-së, pra shkallën VII/1 të arsimit në këto fusha: informatikë, elektroteknikë, teknologji kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri telekomunikacioni, siguri, siguri kompjuterike, shkenca juridike ose ekonomike dhe të ketë së paku dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimimit në fushat e parashikuara në nënpikën 2 të kësaj pike.