Maqedoni

ISShSh: Pas raportimeve për salmonelë po bëhen inspektime të jashtëzakonshme në shkolla

09.11.2023 11:31

Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror gjatë ditës në bashkëpunim me përfaqësues të Institutit për shëndet publik...

Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror gjatë ditës në bashkëpunim me përfaqësues të Institutit për shëndet publik, qendrës për shëndet publik dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, kryen inspektime të jashtëzakonshme në shkolla, ku ka raportime për sëmundje me salmonelë.
 
ISShSh-ja njoftoi se po monitoron gjendjen sanitare, higjienike dhe epidemiologjike në objekte, zbulimi i burimit të infektimit dhe ndërprerje të zinxhirit të transmetimit të sëmundjes infektive. Inspektorati dje është njoftuar nga Qendra për shëndet publik – Shkup se në repartin për epidemiologji janë pranuar shtatë raporte për sëmundje infektive me salmonelë tek nxënësit që ndjekin mësimin në tri shkolla fillore në territorin e Komunës së Karposhit dhe atë: ShFK “Vllado Tasevski”, ShFK “Vojdan Çernodrinski” dhe ShFK “Jan Amos Komenski”.