Maqedoni

Raporti në thjerrëzën e partive politike, LSDM: VMRO-ja dhe e Majta pengojnë përparimin

09.11.2023 15:12

Pas raportit të fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit, opozita dhe pushteti...

Pas raportit të fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit, opozita dhe pushteti drejtojnë gishtin ndaj njëra-tjetrës së kush ka më shumë faj, që vendi ka marrë vërejtje të panumërta nga ky institucion ndërkombëtar. Social-demokratët  thonë se pikërisht raporti i KE-së konfirmon se opozita maqedonase VMRO-DPMNE dhe e Majta janë pengesë në rrugën evropiane.
  
“VMRO-DPMNE-ja bllokoi në mënyrë aktive punën e Kuvendit që ishte pengesë kryesore për progres. Këtë e keni në faqen e 10 të raportit. Ne, deputetët e LSDM-së dhe koalicionit vazhdimisht kërkonim që VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta të mos pengojnë përparimin e vendit, reformat dhe rrugën evropiane. Por, tani të njëjtën e kërkon edhe KE-ja.”, - deklaroi Mile Talevski nga LSDM-ja.
 
VMRO: Nuk i penguam proceset e rëndësishme
 
Por nga partia e Mickoskit, thonë se në raport konstatohen dështimet dhe paaftësia e Qeverisë në çdo fushë. Ndërsa, sa i përket bllokadës në Kuvend, thonë se kanë bllokuar vetëm ligje të kriminalizuar e jo ato që kanë qenë në interes të qytetarëve. 
 
“Raporti për vitin 2023 konstaton se s’ka përparim sa i përket pjesës për bllokadë aktive. Jam i kënaqur se ajo është shënuar, sepse ne si grup parlamentar përmes të ashtuquajturës bllokadë aktive në Kuvend në asnjë moment nuk i penguam proceset e rëndësishme dhe ligjet e rëndësishme që ishin në interes për qytetarët.”, - theksoi Nikolla Miceski nga VMRO-DPMNE-ja.
 
AAA: Qeveria më antievropiane pas vitit 2017
 
Edhe Koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim” me vlerësim se raporti i fundit i KE-së është ndër raportet më negative deri më tani. Nga ky koalicion thonë se Qeveria ia ka dëshmuar edhe KE-së se ka veprime antievropiane. 
 
“Kjo Qeveri që mendon vetëm për pushtetin dhe fare hiç për shtetin, është Qeveria më antievropiane pas vitit 2017 dhe prandaj ajo duhet të delegjitimohet sa më shpejt që është e mundur, ndryshe ajo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.”, - u shpreh Safije Sadiki Shaini nga Alternativa.
 
Shaini tha se fronti opozitar shqiptar tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, por se është e zënë me bizneset e lojërave të fatit, si dhe rritjen e shkallës së korrupsionit. 
 
SANIJE DURAKU