Maqedoni
Kovaçevski në UNESCO, RMV-ja është një dukuri e rrallë multikulturore
09.11.2023 15:48
Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në UNESCO...

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në UNESCO, mbajti fjalim në margjinat e Konferencës së 42-të të Organizatës së Përgjithshme, e cila po mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.
“Dua të falënderoj UNESCO-n për mbështetjen e shumë projekteve, aktiviteteve dhe burimeve të rëndësishme për shoqërinë tonë multikulturore, për trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore, për gjuhën maqedonase dhe për gjuhët e tjera që fliten në Maqedoninë e Veriut, sepse vendi im është “zemra e kontaktit gjuhësor ballkanik”, siç theksoi gjuhëtari me famë botërore, prof. Viktor Frajdman.”, ka thënë mes tjerash Kovaçevski.
Bashkëpunimi i RMV-së me UNESCO-n daton që nga viti 1979 kur rajoni i Ohrit u vendos nën mbrojtjen e UNESCO-s.
