Maqedoni
Mirëmbajtja në banesat kolektive, u hoqën licencat 60 kompanive
09.11.2023 17:13
Nga 130 licenca, të cilat janë dhënë për ndërmarrjet të cilat mirëmbajnë ambientin në banesat kolektive...

Nga 130 licenca, të cilat janë dhënë për ndërmarrjet të cilat mirëmbajnë ambientin në banesat kolektive dhe afariste. 60 prej tyre janë larguar për shkak të mosrespektimit të Ligjit për banim.
Licencat janë hequr edhe për shkak të mosplotësimit të kushteve për posedimin, gjegjësisht mospasjes së numrit të mjaftueshëm të punonjësve apo fondeve të mjaftueshme, por ka edhe të tillë që disa kanë hequr dorë nga aktiviteti ose nuk kanë rinovuar licencën.
Anëtari i Komisionit Rregullativ për Banim, Bashkim Alili, pohoi se do të realizojnë në vazhdimësi takime me drejtuesit e ndërmarrjeve të diskutojnë për mundësitë që ofron Ligji i Banesave kolektive dhe objekteve afariste, por të diskutojnë edhe për ankesat e shumta të qytetarëve të pakënaqur me menaxherët.
“Nga ky komision po ashtu kanë pohuar se një problem thelbësor paraqet që shumë ndërmarrje funksionojnë me licenca të skaduara apo edhe të falsifikuara dhe si të tillë janë paraqitur tek organet e rendit. Sipas Alilit, nga të gjitha këto licenca të lëshuara, numri i ndërmarrjeve shqiptare është jashtëzakonisht i vogël dhe u bën thirrje që të aplikojnë. Licenca e menaxherit mund të merret nga një person juridik ose fizik nëse plotëson kushtet si: të regjistrohen në regjistrin qendror, të ketë të paktën 3 punonjës, njëri prej të cilëve me arsim të lartë jurist i diplomuar ose ekonomist i diplomuar dhe dy persona me të paktën arsim të mesëm. Licencat lëshohen me afat vlefshmërie prej 5 viteve dhe për dhënien e licencës paguhet kompensim në shumë prej 150 eurosh.”, - theksoi anëtari i Komisionit Rregullativ për Banim, Bashkim Alili.
FITIM KRYEZIU
