Botë

Makina me emigrantë aksidentohet në tentativë për t’i shpëtuar policisë, 8 të vdekur

09.11.2023 18:41

Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së...

Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së në një aksident automobilistik.

Përplasja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia të një burri të dyshuar si trafikant.

Shoferi që shkaktoi aksidentin fatal po transportonte pesë emigrantë pa dokumente dhe u përpoq të shpëtonte nga policia pranë qytetit të Batesville, rreth 100 kilometra nga kufiri me Meksikën.