Botë

Konflikti në Ukrainë, Rusia dërgon të burgosurit e luftës në vijën e parë të frontit

09.11.2023 20:53

Rusia po dërgon të burgosur ukrainas të luftës në vijat e frontit për të luftuar në anën e saj gjatë konfliktit...

Rusia po dërgon të burgosur ukrainas të luftës në vijat e frontit për të luftuar në anën e saj gjatë konfliktit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
 
Agjencia publikoi pamjet video që supozohet se tregonin ushtarët që betoheshin për besnikëri ndaj Rusisë kur u bashkuan me batalionin e ri.
 
Pretendimi dhe vërtetësia e videos nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët rusë dhe ukrainas nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment.
 
Yulia Gorbunova, studiuese e lartë për Ukrainën në Human Rights Watch, tha: “Është e vështirë të imagjinohet një skenar ku vendimi i një të burgosuri lufte mund të merret vërtet vullnetarisht, duke pasur parasysh situatën e paraburgimit me forcë”.
 
Moska gjithashtu ka përdorur më parë të dënuarit e saj për të luftuar në Ukrainë në këmbim të një dënimi më të vogël./Top Channel