Maqedoni
MASH: filloi puna e plenumeve për Ligjin e Arsimit të Lartë
16.03.2015 18:00
Ministri i Arsimit dhe Shkencës njoftoi se sot kanë filluar me punë dy plenumet, përfaqësues të Senatit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës...

Ata në një tryezë të përbashkët në hapësirat e Rektoratit të UKM-së janë marrë vesh lidhur me konceptin e ri të punës për Ligjin e ri për Arsim të Lartë.
Ministri Ademi ka potencuar gjithashtu se grupi i cili është i kyçur në punimet është profesionist dhe mund të përpilojë konceptin më të mirë të mundshëm për përpilimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë në vend, sepse edhe paraprakisht ka qenë i kyçur në përgatitje në faza të ndryshme të përpilimit të ligjeve për arsim.
