Maqedoni

Parashikimi i motit

10.11.2023 09:04

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë...

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
 
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e pasdites reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2°C deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12°C deri në 17°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15°C.