Maqedoni

Shkup, sanksionohen 273 shoferë, 37 për mospërdorimin e rripit të sigurisë

10.11.2023 09:22

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 273 sanksione.
 
Tridhjetë e katër prej gjobave janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e shtatë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë dhe dymbëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tridhjetë e shtatë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe tre sanskione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB thon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.