Maqedoni

Kovaçevski, pjesëmarrës në Forumin e 6 të Paqes në Paris

10.11.2023 11:14

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me disa krerë shtetesh dhe qeverish....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me disa krerë shtetesh dhe qeverish, liderë të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, nga organizatat e shoqërisë civile, nga komuniteti akademik do të merr pjesë në hapjen e  Forumit të 6 të Konferencës së Paqes në Paris. 

Qëllimi kryesor i Forumit është të inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballet bota. Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Kovaçevski do të trajtojë temën “Trajtimi i pabarazive dhe zbatimi i përshpejtuar i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”. Në kuadër të vizitës së punës në Paris, kryeministri Kovaçevski është paraparë të ketë takim bilateral me ndihmës sekretarin shtetëror të ShBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajan.