Botë

Shqipëri, opozita bllokon Kuvendin

10.11.2023 11:33

Punimet në Komisionet Parlamentare në Shqipëri edhe sot janë shoqëruar me debate dhe tensione të ashpra...

Punimet në Komisionet Parlamentare në Shqipëri edhe sot  janë shoqëruar me debate dhe tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillim normal të punimeve, duke i rënë tavolinës me duar. Kjo situatë e ka detyruar kryetaren e Komisionit, Etilda Gjonaj, që të mbyllë komisionin.

Edhe në këtë Komision, deputetët e opozitës kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit. Opozita ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që punimet në Kuvendin e Shqipërisë të zhvillohen normalisht derisa të plotësohen tre kërkesat e tyre. Ata thonë se opozitës i janë shkelur të drejtat kushtetuese, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor, përzgjedhjen e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, si dhe kërkojnë gjithashtu që të mos ndërhyhet në punët e brendshme të PD-së.