Botë

Izraeli bombardoi spitalin e fëmijëve në Gaza

10.11.2023 11:51

Avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të "drejtpërdrejt" spitalin e specializuar të fëmijëve “Al-Rantisi" ...

Avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv të "drejtpërdrejt" spitalin e specializuar të fëmijëve “Al-Rantisi" në Rripin e bllokuar të Gazës. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza theksohet se zjarre të mëdha shpërthyen në bodrumin dhe disa objekte të spitalit si pasojë e shënjestrimit të drejtpërdrejtë nga Izraeli. 
 
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra në një deklaratë bëri të ditur se ushtria izraelite vendosi në objektiv oborrin e spitalit “Al-Shifa”, objekti më i madh shëndetësor në Gaza, në të cilin ndodhen mijëra të plagosur dhe civilë. Al-Qudra vuri në dukje se në sulm u plagosën 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe njoftoi se vendosja e spitalit në objektiv, që strehon mijëra persona është një hap i rrezikshëm.