Botë

Kryeministri belg Aleksandre de Kroiks, sanksione ndaj ekstremistëve në Izrael

10.11.2023 12:12

Kryeministri belg, Aleksandre de Kroiks, potencoi se Bashkimi Evropian...

Kryeministri belg, Aleksandre de Kroiks, potencoi se Bashkimi Evropian duhet të konsiderojë ndalimin e disa “ekstremistëve” izraelitë që kryejnë ose nxisin dhunë kundër palestinezëve të hyjnë në territorin e tij. Duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit belg, politikani liberal theksoi sulmet kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke e quajtur “të papranueshme” mungesën e veprimeve kundër ekstremistëve të dhunshëm.
 
“Unë besoj se vendi ynë duhet të sigurojë që ata që kryejnë krime të rënda, për shembull ata që kryejnë dhunë në Bregun Perëndimor, të ndalohen të hyjnë në vendin tonë dhe në Bashkimin Evropian.”, shtoi De Kroiks. Sanksionet duhet të vendosen edhe ndaj “një ministri që bëri thirrje që të përdoret një armë bërthamore kundër një popullsie që nuk mund të bëjë asgjë dhe sot jeton në kushte të tmerrshme.”.
 
Ai i referohej ultra-nacionalistit izraelit, Amiçai Elijahu, i cili tha gjatë një interviste se përdorimi i një bombe bërthamore në Rripin e Gazës, ku ushtria e vendit të tij është përfshirë në një luftë me Hamasin, është një “zgjedhje”. Deklarata shkaktoi një protestë, si jashtë ashtu edhe brenda Izraelit dhe Elijahu, një ministër i rangut të dytë, është pezulluar deri në një njoftim tjetër të dielën me vendim të kryeministrit, Benjamin Netanjahu.