Maqedoni

Problemi me mbeturinat në Tetovë, qytetarët: Të zgjidhet sa më parë

10.11.2023 14:06

Kosha plehrash të mbushur plotë, mbeturina në çdo cep të qytetit, kjo është pamja me mbeturinat në Tetovë....

Kosha plehrash të mbushur plotë, mbeturina në çdo cep të qytetit, kjo është pamja me mbeturinat në Tetovë. Tetovarët  thonë se ky problem duhet zgjedhur sa më parë, pasi Tetova nuk e meriton këtë pamje dhe sipas tyre institucionet kanë dështuar me menaxhimin e mbeturinave.
 
“Nuk bën aspak, katastrofë! Të gjitha janë të mbushura plotë, qentë endacak i nxjerrin, i hedhin në rrugë.”, - theksoi një qytetar. 
 
“Askush nuk punon për shtet e për popull.”, - theksoi një qytetar tjetër. 
 
“Qyteti nuk është i pastër, duhet punuar, ato janë të vetëdijshëm për këtë situatë.”, - u shpreh një qytetar. 
 
Komuna e Tetovës nënshkruan marrëveshje me kompani sllovene
 
Ndërsa, sot kreu i komunës se Tetovës, Bilall Kasami, nënshkroi marrëveshje më një kompani sllovene, e cila pritet që shumë shpejtë të marrë menaxhimin me mbeturinat në Komunën e Tetovës.
 
“Marrëveshja përfshin grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave komunale. Bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në komunën e Tetovës, jo vetëm për pjesën e qytetit. Nga momenti i marrjes në kompetenca dhe menaxhimi nga partneri privat, do të largohet edhe deponia lokale që është për momentin. Transfer-stacioni do të operojë në kuadër të stacionit që është paraparë në fshatin Falisht.”, - deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. 
 
Përndryshe, në Tetovë janë me dhjetëra  deponi të egra, të cilat me vite presin pastrimin e tyre.
 
VISAR SADIKU