Maqedoni
Drejtoria e librave amë, Sindikata kërkon rritje pagash, kërcënon me grevë
10.11.2023 14:38
Sindikata e pavarur e të punësuarve në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë....

Sindikata e pavarur e të punësuarve në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë është i pakënaqur me realizimin e premtimeve nga marrëveshja kolektive, prandaj nuk e përjashton mundësinë për grevë. Ata ankohen se pas grevës së vitit të kaluar kur u ishte premtuar rritja e rrogave për këtë vit, kjo deri tani nuk ka ndodhur.
“Dje patëm një mbledhje të sindikatës dhe vendosëm që t’i thërrasim mediat për të informuar institucionet se drejtoria për udhëheqjen e librave amë do të fillojë me protesta, për shkak se nuk e kanë mbajtur fjalën që na janë dhënë më herët për rritjen e rrogave.”, - deklaroi nënkryetari i Sindikatës së të punësuarve në Drejtorinë e librave amë, Naser Xhemaili.
Xhemaili: Kërkojmë të kthehemi nën MPB-në
Po ashtu ata kërkojnë kthimin e kësaj drejtorie nën Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Deri në vitin 2010 kemi qenë nën MPB-në. Prej atëherë si drejtori kemi filluar nën Ministrinë e Drejtësisë, por megjithatë nuk funksionon, nuk ka avancime, nuk ka shërbime efikase si duhet dhe gjithë kolegët kërkojnë që të kthehen nën MPB-në.”, - theksoi nënkryetari i Sindikatës së të punësuarve në Drejtorinë e librave amë, Naser Xhemaili.
Drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë ka shprehur gatishmëri për gjetjen e zgjidhjes dhe për të hënën ka caktuar takim me përfaqësuesit e sindikatës.
GYLTENE SINANI
