Maqedoni
Trebenishtë, një i vdekur dhe dy të lënduar nga zjarri
10.11.2023 15:52
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga zjarri që mëngjesin e sotëm...

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga zjarri që mëngjesin e sotëm ka kapluar në një shtëpi në fshatin Trebenishtë të Ohrit.
Njësiti territorial kundër zjarreve të Ohrit, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm rreth orën 08:25 në Njësinë kundër zjarreve është raportuar se është shkaktuar zjarr në një objekt në Trebenishtë, ku në vendin e ngjarjes janë dërguar pesë zjarrfikës me dy vetura intervenimi. Objekti gjatë arritjes së ekipeve të zjarrfikësve ishte përfshirë plotësisht nga flakët me ç’rast janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta, ndërsa në shtëpi ka pasur edhe një trup të një personi të djegur. Po punohet për ndriçimin e shkaqeve të zjarrit.
