Maqedoni

Raporti i progresit, Instituti për Politikë Evropiane: Më i dobët se ai i vitit të kaluar

10.11.2023 16:20

Instituti për Politika Evropiane me koment për raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut....

Instituti për Politika Evropiane me koment për raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut. Sipas analizave të tyre, raporti  i sivjetmë  është më i dobët nga ai i vitit të kaluar. Simonida Kacarska nga kjo organizatë joqeveritare thotë se institucionet dhe komuniteti i biznesit duhet ta shfrytëzojnë  rritjen e fokusit të Komisionit për ofertën për  hyrje në treg dhe të identifikojnë fushat ku duhet të përmirësohemi, bashkë me të edhe kapitujt që përfshijnë sundimin e ligjit, ku njëherit konsiderojnë se kapitulli 23 është kusht i reformave për negociata. Potencojnë avantazhin e shënuar në fushën e qarkullimit të mallrave, politikën monetare dhe në ekonomi.
 
“Në kontekst të progresit nga vitit i kaluar, raporti është më i dobët, pra kjo është diçka objektive që mund ta krahasojmë dhe siç thamë shqetësuese mungesa e progresit të kapitullit 23, sepse prej asaj varen bisedimet. Por si shtet kandidat që është më i harmonizuar  e kemi për detyrë të shpresojmë se mund të ecim më shpejt.”, - deklaroi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.
 
“Kemi lëvizje pozitive në kapitullin për lëvizjen e lirë të mallrave, ku është shënuar përparim në raport me vitet e kaluara, ndërsa nga ana tjetër shqetësuese është se kapitulli për lëvizjen e lirë të punëtorëve është akoma në fazën e hershme ku pritet liberalizmi i tregut të punës.”, - theksoi Stefan Ristovski nga Instituti për Politika Evropiane.
 
Nga ky institut e shohin të nevojshëm angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore, organizatat joqeveritare dhe organeve kompetente, që mos të përsëriten siç thonë notat e dobëta nga Komisioni Evropian. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU