Maqedoni

Takimi Kovaçevski-O’Brajan, vendi të vazhdojë rrugëtimin evropian

10.11.2023 17:04

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Paris...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Paris, takoi ndihmës sekretarin shtetëror të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan. Në takimin mes  Kovaçevskit dhe O'Brajan u rikonfirmua rëndësia e partneritetit të fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe ShBA-së.  
 
Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në takim u bisedua edhe për tema të tjera aktuale për rajonin dhe më gjerë. Kryeministri Kovaçevski e njoftoi ndihmës sekretarin O'Brajan me zhvillimet e fundit të brendshme politike në Maqedoni dhe me prioritetet e Qeverisë në politikën e jashtme. U konfirmua rëndësia e Maqedonisë si faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe u nda domosdoshmëria për vazhdimin e qetë të rrugës së saj të integrimeve evropiane, që është edhe në interes të Shteteve të Bashkuara.
 
Ndihmës sekretari i shtetit, O'Brajan, ripohoi qëndrimin se Shtetet e Bashkuara i shohin si partnerë të natyrshëm ata që janë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, NATO-s dhe forcimit të demokracisë. Përshëndeti progresin e arritur deri më tani të vendit në disa fusha dhe shprehu pritjen që vendi të vazhdojë në rrugën e progresit.