Botë

OKB paralajmëron: Zhvendosje të mundshme masive në Liban

10.11.2023 22:00

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka paralajmëruar për zhvendosjen e mundshme masive...

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka paralajmëruar për zhvendosjen e mundshme masive të refugjatëve palestinezë në Liban.
 
Dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë zhvendosur nga përleshjet në kufirin Izrael-Liban, raportoi më parë OKB-ja.
 
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë tha se po kërkonte 481 milionë dollarë për Libanin, shkatërrimin e paprecedentë në Gaza dhe për nevojat në rritje në Bregun Perëndimor.
 
“Një muaj në një rrethim të ngushtë dhe një luftë brutale, nevojat humanitare në Rripin e Gazës janë kolosale. Ato rriten çdo orë”, u shpreh Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe.
 
Paratë do të përdoren për të ofruar ndihmë bazë ushqimore, strehim, ujë dhe kanalizime për 1.6 milionë njerëz në Gaza.