Kumanovë, aksion për grumbullimin e mobiljeve të vjetra

11.11.2023 14:17

N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, në Kumanovë....

N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, në Kumanovë, përmes katër pikave të grumbullimit ka organizuar një aksion tejet interesant e racional për grumbullimin e mobiljeve të vjetra dhe gjësendeve të tjera të ngjajshme, e që tek qytetarët hasi në jehonë të madhe.

Me këtë aktivitet kjo ndërmarrje u ka mundësuar qytetarëve që gjësendet e panevojshme ti grumbullojnë në pika të caktuara, e jo ti hudhin ku të arrijnë duke krijuar deponi të egra dhe nëpër lumejt e komunës së Kumanovës.

“Jam i befasuar me rrjedhën e këtij aksioni, kishte interesim tek qytetarët të cilët nga shtëpitë e tyre, në pikat e caktuara grumbullimi, hodhën gjsendet e panevojshme e të vjetra si kanape, kolltuqe, shtretër për fjetje e gjësende të tjera. Kjo na nxitë që edhe në të ardhmen të organizojmë aksione të këtilla. Me këtë aksion është pamundësuar krijimi i deponive të egra por edhe hudhja e gjësendeve të ndryshme nër lumej që kontribonin për ndotjen e ujit” – tha Drejtori i N.P “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë, Daniell Stojçevski.

Nga N.P.”Pastrim dhe Gjelbërim” aksione të këtilla racionale paralajmërojnë edhe gjatë vikendeve të ardhëshme.

“Dëshiroj ti njoftoj qytetarët se pas dy javësh sërish do të organizojmë aksion për grumbullimin e mobiljeve të vjetra dhe gjësendeve të tjera të ngjajshme, tani në pika të tjera në qytet. Për këtë do ti informojmë qytetarët me kohë dhe shpresoj se aksioni do të rezultojë me efikasitet. Për këtë arsye do të caktojmë më tepër pika grummbullimi pasi presim johonë edhe më të madhe tek qytetarët, kurse pë ndërmarrjen tone është aktivitet më rasionmal” – u shpreh Drejtori i N.P “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë, Daniell Stojçevski.

Ndryshe, N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, më herët në tre lokacione të ndryshme ka vendosur kontjener për hudhjen e paisjeve elektronike, kjo pasi kohëve të fundit qytetarët gjithnjë e më shumë po hedhin në koshat e plehrave paisjet elektronike që nuk po i përdorin apo që tanimë janë jashtë funksionit. (Fatlum Aqifi, TVM2)