Ekologji, "Menaxhimi i mbeturinave - një eko-sfidë e madhe"
Menaxhimi i mbeturinave mbetet ende një sfidë...

Menaxhimi i mbeturinave mbetet ende një sfidë kryesore për mjedisin me të cilën përballet vendi ynë. Po punohet për ngritjen e një infrastrukture bazë, përmes përzgjedhjes parësore për të reduktuar sasitë që do të deponohen në qendrat e reja deponuese që do të jenë sipas standardeve evropiane, thotë ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova.
“Ligji është miratuar tanimë 20 vite, porr ka pasur shumë pak progres nga ana e komunave në atë drejtim dhe për këtë arsye para disa vitesh, shteti e ka marrë përsipër menaxhimin rajonal të mbeturinave, sigurisht në kordinim edhe me komunat. Aktualisht po punojmë intesivisht në shtatë rajone të vendit, i teti është Shkupi, mbetet për më vonë sepse do të nevojiten mjete shumë më të mëdha financiare” – tha Ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova.
Duhet të ketë bashkëpunim institucional për tejkalimin e problemeve ekologjike - thotë nënkryetari i Komunës së Malmos, i cili ka lindur dhe ka jetuar në Shkup deri në moshën gjashtë vjeçare.
“Kur flasim për tranzicionin për çështjet sociale, për çështjet sociale nuk duhet të harrojmë askënd, nuk duhet të harrojmë kompanitë, individët, komunat dhe shtetin, dhe natyrisht është shumë e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë së bashku” – deklaroi Nënkryetari i Komunës së Malmos, Rata Ri.
Me para evropiane do të përmirësohet cilësia e ajrit në Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Manastir, njoftoi Shukova. Pesë milionë euro do të përdoren për zëvendësimin e sistemeve joekologjike me ato ekologjike në ndërtesat publike.
Ministrja gjithashtu apelon qytetarët që të kenë kujdes se çfarë djegin kur ngrohen, sepse edhe njerëzit janë faktor për ndotjen e ajrit. (Sedat Selimi, TVM2)
