Mickoski: Dua 61 deputetë për “Transformim të RMV-së”

11.11.2023 18:32

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vlerson se kriminaliteti dhe krimi i vertet por edhe ai politik i pushtetit janë arsyja kryesore për raport negcjeje nga Komisioni Europian.

Sipas tij për të dalur nga situata vendi duhet më parë të shkojë në zgjedhje parlamentare. Në një intervistë për portalin Republika, Mickovski është shpreur se në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojë 61 deputetë ndërsa BDI-në, do ta çojë në opozitë.

“Sa më shpejt që të ndodhin zgjedhjet parlamentare  aq më shpejt vendi do të filloj hapat, gjegjësisht do të nis drejt asaj rruge që presim të gjith ne. Kjo udhëheqësi e BDI-së dhe një pjese e udhëheqësisë, janë të përfshishr në kriminalitet dhe opsioni ynë i dëshiruar është është ti japim shans opozitës shqiptare të sapoformuar” – thotë Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. 

Por nga BDI thonë se edhe përkundër obstruksioneve nga ana e opozitës, Raporti i KE-së konfirmon se Maqedonia përmbush kushtet për vazhdimin e rrugës drejt BE-së.

“Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatish mërisë deri në 90%. Vlersojm se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën europiane të vendit” - thuhet në reagimin e BDI-së.

Raporti i KE-së konfirmon se edhe përkundër obstruksioneve nga ana e opozitës, Maqedonia përmbush kushtet për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lukarveska: DPMNE me patriotizëm të rremë bllokon shtetin

Nga LSDM me qëndrimin e njejtë, VMRO- DPMNE-ja është pengesa e shtetit dhe kjo është shënuar edhe në Raportin e KE-së.

“Raporti i fundit i Komisionit Evropian, një pjesë e mirë e vlerësimeve negative, i cilëson ata si frenues aktualë apo ish-frenues të reformave dhe krijues të politikës së distancimit nga BE-ja. Ndryshimet kushtetuese janë një parakusht i rëndësishëm për rrugën tonë evropiane dhe DPMNE po i bllokon, me patriotizëm të rremë po bllokojnë shtetin për ta kapur sërish”, - ka thënë nënkryetarja e LSDM-së  Sanja Lukarevska. 

LEN kërkon dorëheqjen e fajtorëve për raportin e e KE-së

Ndërkohë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, pas publikimit të Raportit të KE-së, kërkojnë dorëheqjen e Bojan Mariçiqit, Bujar Osmanit, Krenar Llogës dhe Artan Grubit, shpërndrajen e Kuvendit  ridefinim të plotë të organeve gjyqësore. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, Lidhja Evropiane për Ndryshim, do ta rishqyrtojnë edhe mbështetjen e tyre për ndryshime kushtetuese.

“Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë edhe më shumë vendin tonë nga BE-ja”, thonë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. (Sanije Duraku, TVM2)