Aktgjykimi për rastin “Feroinvest kundër IRL, shkas për reagimin e shoqatave dhe funksionarëve
Shkup, në shpjegimin e aktgjykimit kundër Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues (IRL)...

Shkup, në shpjegimin e aktgjykimit kundër Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues (IRL), pas padisë për shpifje dhe fyerje, për këtë medium tha se nuk është media, ndërsa për gazetarët e kësaj redaksie, se nuk ishin gazetarë.
Gjithashtu bëri thirrje për mbylljen e redaksisë, duke udhëzuar "Ministrinë e Drejtësisë si autoritet kompetent që të shkojë në IRL për inspektim".
Nga IRL thonë se nuk është asgjë e re, veç edhe një sulm shtes për ta, për pavarësisn e mediave dhe për lirinë e shprehjes.
“Ne në IRL jemi të mësuar me maltretime të llojllojshme dhe thuaj se ska person me pushtet që nuk ka padit ose na kërcnohet se do të në padis, e që nuk bënë sulme strategjike , paguajn armatën e mediave për të na shqetësuar , por prisnim më shumë nga gjykata e cila edhe e ka për detyre ta arsyetoj besimin ndaj qyetarëve” – tha Sashka Cvetkovska, Redaktore ne IRL.
Në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, thuhet se liria e mediave lidhet drejtpërdrejt me shkallën e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit publik dhe se gazetaria është profesion i lirë dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe organizatat mediatike.
“Etiketimet, diskreditimet dhe tentativat për të rregulluar gazetarët dhe mediat kanë qenë edhe në të kaluarën dhe jemi dëshmitarë se procese të tilla nuk kanë çuar në zhvillim demokratik. Si vend që zgjodhi anëtarësimin në BE dhe ndarja e vlerave evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, është e nevojshme të respektohen dhe zbatohen standardet ndërkombëtare për lirinë e mediave”,thuhet në reagimin e Pendarovskit.
Çështja IRL-Angjushev, Gjyqtarja Jovanka Spirovska-Paneva nga Gjykata Civile
Gjykata nuk guxon të tregoj se kush është gazetare sepse kjo është ndërhyrje direkte ndaj lirisë së shprehjes, reagojnë nga Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Ndërsa SHGM-ja e cilësoi aktegjykimin si precedent i rrezikshëm gjyqësor.
“Ky aktgjykim konteston faktin se shoqatat civile lejohen dhe mund të jenë media në Maqedoni dhe se ato as që duhet të ekzistojnë. Në sqarim ka një udhëzim që Ministria e Drejtësisë mund të vendosë ndalim pune për IRL-në. Ky precedent i rrezikshëm gjyqësor dëmton pavarësinë e medias dhe është në konflikt me Këshillin e Evropës” – thonë ng SHGM.
SHGM do të të iniciojë një raport për këtë procedurë gjyqësore pranë “Platformës së Këshillit të Evropës” për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve. (Sanije Duraku, TVM2)
