Konflikti izraelito-palestinez, Makron: Duhet të ndalohen vuatjet e civilëve

11.11.2023 19:21

Ndaloni granatimet e Gazës....

Ndaloni granatimet e Gazës, ndaloni vuajtjet e civilëve palestinezë, Presidenti francez Makron me mesazhe të qarta për kryeministrin izraelit, Netanjahu.

Për Makron, lufta kundër terrorizmit është legjitime, por vrasja e civilëve nuk mund të justifikojë asnjë qëllim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken është në të njëjtën linjë. Ai bëri thirrje që të bëhet më shumë për të mbrojtur civilët në rripin e Gazës.

“Mendoj se kjo është zgjidhja e vetme që kemi, një armëpushim. Ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim gatishmërinë tonë për t'u çliruar nga terrorizmi. Ne e dimë se çfarë do të thotë terrorizëm në Francë, por mendoj se nuk ka asnjë justifikim për të sulmuar civilët. De facto - civilët po bombardohen sot. Foshnjat, gratë dhe të moshuarit vriten de fakto. Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet” – u shpreh Presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Netanjahu: Hamasi përdor civilët si "mburoja njerëzore"

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë thirrjen e Macronit. Ai tha se “Hamasi” filloi luftën duke vrarë njerëz të pafajshëm, duke akuzuar sërish militantët për përdorimin e civilëve si "mburojë njerëzore ".

“Kemi pasur ditë shumë, shumë të vështira, por ju e dini se çfarë bëjmë ne, luftëtarët tanë po ngadhënjejnë. Ne do t'i mposhtim ata me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e Zotit. Bravo të gjithëve. faleminderit. Kur ne qëndrojmë pranë këtyre luftëtarëve, i gjithë populli i Izraelit duhet të ndihet i sigurt” – deklaroi Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Kriza humanitare në Gaza po thellohet

Situate me civilët akoma mbetet e njejtë, nuk ka ndryshime. Kriza humanitare po thellohet çdo orë. Vuajtjet nuk ndalen. Pa produktet bazë të jetës, pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, spitalet janë pa ilaçet e nevojshme.

Granatime të ashpra, luftime pranë spitalit “Shifa”

Edhe spitali “Shifa” ka mbetur pa karburant.

“Sektori shëndetësor i Gazës është nën sulm. “Spitalet janë duke u shënjestruar qëllimisht në një përpjekje të dëshpëruar për të dëbuar popullsinë civile nga Gaza” – tha Drejtori i Kryqit të Kuq Palestinez, Marvan Xhilani.

“Presidenti Biden, zotëri Blinken. A po më dëgjoni? A më dëgjon Kryeministrat dhe presidentët të vendeve evropiane, a nuk po dëgjoni? a i dëgjoni britmat nga spitali Shifa? Nga spitali Al-Aëdah, a i dëgjoni britmat e njerëzve të pafajshëm, të atyre që kërkojnë strehim nga bombat e forcave izraelite?” – u shpreh mjeku vullnetar nga Norvegjia, Dr. Mads Gilbert.

Banorët e Gazës kaluan një natë tjetër nën granatime të forta. Luftimet po zhvillohen pranë spitalit Shifa, ku Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë gjetur një qendër kryesore komanduese të Hamasit dhe tunele nëntokësore.

Sipas statistikave të palestinezëve, deri më tani numri i të vdekurve ka kaluar 11 mijë, dhe vetëm në dy ditët e fundit nga veriu në jug të Gazës kanë kaluar mbi 100 mijë persona. (Sedat Selimi, TVM2)