Punonjësit në shëndetësi kërkojnë rritje të pagave për 30%

11.11.2023 20:02

Punonjësit në shëndetësi....

Punonjësit në shëndetësi do të dalin në protesta për paga dinjitoze. Duke kërkuar kushte më të mira pune, protestat i paralajmëruan për më 17 dhe për 2 dhjetor. Kërkojnë rritje të pagave për 30%, rritje të shtesave nga 1 në 4%, marrëveshje të re kolektive, stazh pune me benefite dhe transformimin e marrëveshjeve të punës.

“Stafi po largohet, jemi të rraskapitur në maksimum, nuk do të ketë kush që t'ju shërojë” – tha Kristina Olevska nga SP “8 Shtatori”.

“Të bëjnë transformimin e kontratave të atyre që janë me kontratë në vepër në një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar. Nuk është e drejtë për ata njerëz që janë me kontratë në vepër të mos e marrin rritjen prej që ishin nga ai 10%” – u shpreh Llazar Kostovski nga SP “Geriatri”.

“Ne çdo ditë lexojmë deklaratat e tyre se ju vjen keq dhe se si nuk e pranojnë atë pagë të lartë në raport me pjesën tjetër të popullatës, në raport me mjekët dhe në raport me infermierët që kanë një pagë jashtëzakonisht të lartë. Nëse janë patriotë, nëse e duan vendin, le ta taksojnë atë rrogë, që do të thotë 40% e asaj rroge të madhe enorme është një pjesë e madhe, në fakt është rritja e pesë motrave me shkollë të mesme mjekësore në objekte shëndetësore” theksoi Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Shëndetësisë.