2 870 bursa për studentë, MASH: Aplikimi deri të mërkurën
Ministria për Arsim dhe Shkencë...

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri të mërkurën do të pranon aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.
“Të drejtën e bursës e kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e pare të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim: të jenë student të rregullt; të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve; të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucionet ose kompanitë e tjera; të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Në grupin e parë janë planifikuar 1470 bursa, në grupin e dytë 870 bursa, grupi i tretë me 500 bursa dhe grupi i katërt me 30 bursa.
Vlera e bursave për të gjitha grupet është 6 080 denarë në muaj, duke llogaritur që bursa jepet nëntë muaj.
“Bursa për studentët e regjistruar në programet studimore – kimi, fizikë dhe matematikë, shkenca bujqësore, veterinare dhe të pylltarisë është 18.000,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor”, sqaroi Ministria.
