Botë

Poroshenko kërkon nga BE dhe OKB trupa paqeruajtëse për Ukrainën

16.03.2015 18:28

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do të kërkojë nga BE dhe OKB dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainën lindore...

Lidhur me këtë çështje ai ka dërguar edhe një projektligj në Kuvendin e Ukrainës.
 
Sipas një njoftimi të publikuar në ueb faqen e Parlamentit ukrainas thuhet se projektligji është përfshirë në agjendën e parlamentit, ndërkohë që projektligji pritet të shqyrtohet nesër. 
 
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës kishte deklaruar se Ukraina ka aplikuar pranë OKB-së për një forcë paqeruajtëse në Ukrainën lindore. 
 
Ndërkohë, Bordi i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës kishte marrë një vendim më 18 shkurt të këtij viti për aplikimin në OKB dhe BE për një forcë paqeruajtëse e cila do të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Minskut, si dhe do të jetë përgjegjëse për sigurinë në zonë.
 
BESA JASHARI