Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Të nevojshme për vazhdimin e reformave
Mos-miratimi i ndryshimeve kushtetuese....

Mos-miratimi i ndryshimeve kushtetuese sipas profesorit universitar Bashkim Selmani drejtëpërsësrejti ngulfatë edhe reformat tjera, të cilat janë të nevojshme për përparimin e shtetit.
Ai vlerëson se përfundimisht partitë politike duhet të lënë anash interesin patiak dhe të angazhohen për të mirën e përgjithshme.
“Janë më se të nevojshme ndryshimet kushtetuese dhe do të ishte një konsensus i përbashkët për të dalë nga një situatë e rënë ekonomike, politike dhe do të vazhdonin reformat ashtu siç është e arsyeshme me standardet evropiane, e cila do të rikthente atë besueshmëri te institucionet dhe jeta e dinjitetshme e qytetarit” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani vlerëson se është kohë e fundit për ta kuptuar që Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër, pos, miratimit të ndrsyshimeve kushtetuese dhe hapjen e bisedimeve me BE-në. Çdo devalvim nga kjo do të sillte pasoja serioze për shtetin.
“Maqedoninë e pret një krizë e thellë, e cila mund të reflektojë përveç krizës ekonomike dhe bankrotit ekonomik që aktualisht mund të ndodh, poashtu edhe vështirësive, e cila partitë politike gjithmonë kanë pasur komoditet dhe do të kenë edhe në të ardhmen, por kjo do të dyfishojë jetën e vështirë të qytetarëve.” – deklaroi Selmani.
Përndryshe dita-ditës po minimizohet afati për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Partitë politike ende me dallime diametralisht të kundërta rreth kësaj çështje.
Përderisa pushteti bën thirrje që deputetët të votojnë ndryshimin e Kushtetutës, për opozitën maqedonase këto ndryshime janë të papranueshme, pasi bëhen nën diktatin bullgar.
Opozita shqiptare nga ana tjetër mbeten në qëndrimin se nuk votojnë ndryshime kushtetuese pa heqjen e 20%. (Ersan Pajaziti, TVM2)
