Anketa nga IHPQM, VMRO DPMNE dhe BDI me rejting më të lart
VMRO-DPMNE kryeson me 19,5 për qind mbështetje....

VMRO-DPMNE kryeson me 19,5 për qind mbështetje, në krahasim me 12,6 për qind të partisë në pushtet LSDM.
Nga partitë shqiptare BDI do të merr më së shumti vota, me 5.3 për qind mbështetje ndërsa 4.5 për qind e qytetarëve të anketuar do të votonin për Aleancën për Shqiptarët. Këtë e tregojn rezultatet e anketës së realizuar nga Institutit për Hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë në Shkup.
Për BESA-n do të votonin 2.4 për qind, ndërsa për Lëvizjen Demokratike të Izet Majitit 1.8 për qind e të anketuarve.
3.2 për qind e të anketuarve do të votonin për të majtën.
Shumica e të anketuarve - 29,4 për qind, janë përgjigjur se nuk do të votonin për asnjë parti nëse do të kishte zgjedhje parlamentare javën e ardhshme.
Në pyetjen se cilit politikan i besojnë më shumë, 16,9 për qind e kanë përzgjedhur liderin i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa 9,1 për qind i besojnë kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Por shumica e të anketuarve, 40.5 për qind, kanë thënë se nuk besojnë në asnjë politikan. Në listën e përgjigjeve, pas Mickoskit dhe Kovaçevskit, është edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, të cilit i besojnë 6,1 për qind të të anketuarve.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka besimin e 5.1 për qind të të anketuarve, pas tij është renditur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Izet Mexhiti ka besim 2.1%, ndërsa lideri i BESA-s, Bilal Kasami 1.9%.
Në përgjigjet e të anketuarve, gjendet emri dhe ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të cilit i besojnë 1.5 për qind.
Anketa, është realizuar përmes telefonit, në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023, hulumtimi, është realizuar në mostër reprezentative prej 1050 të anketuarve. (Sanije Kasami, TVM2)
