Tetovë, shkolla e Sellcës së shpejti me godinë të re

12.11.2023 15:56

Shkolla fillore e fshtit Sellcë....

Shkolla fillore e fshtit Sellcë si duket pas 23 vitesh pritje më në fund do realizohet kështu ka paralajmëruar i pari i MASH, Jeton Shaqiri. Sipas tij deri në fund të vitit do të hedhet gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore Rilindja në Sellcë të Tetovës. Shaqiri dukej optimist se kjo gjë do të ndodhë së shpejti por pa përcaktuar datë ekzakte.

“Është në procedurë të përzgjedhjes së operatorit ekonomik, nuk e di edhe sa ditë kanë mbetur, 15 ose 20, do të jemi transparent me opinionin dhe shpresoj që brenda këtij viti, sa të mbarojnë punët e operatorit ekonomik të kemi mundësinë që të hedhim gurë themelin për shkollën e Sellcës” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Ndërtimin e shkollës së Sellcës,banorët e fshatit Sellcë e presin me vite të tëra pasi objektet ekzistuese ku nxënësit ndjekin mësim janë në kushte shumë të këqija. Nxënësit e fshatit Sellcë mësimin e ndjekin në kushte të vështira dhe në dy objekte, njëri është një barakë e ndërtuar rreth viteve të 60-ta ndërsa tjetra u fillua në vitin 2000, mirëpo objekti mbeti vetëm një konstruksion.

Ndërtimi i Shkollës në Sellcë u votua në seancën qeveritare me 26 shtator 2023.

Nga Komuna e Tetovës theksuan se të gjitha obligimet që i takojn komunës janë realizuar dhe presin që MASH të fillon me ndërtimin e shkollës në Sellcë sa më pare. Ndërtimi i objektit të ri të shkollës së Sellcës është edhe pjesë e programeve zgjedhor në të gjitha ciklet zgjedhore pothuasje nga gjithë partit shqiptar. (Visar Sadiku, TVM2)