Muaji nëntor i shëndetit të meshkujve, Bekteshi: Prevenimi i hershëm është shërim

12.11.2023 16:17

Nëntori njihet si muaji i sensibilizimit...

Nëntori njihet si muaji i sensibilizimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt si patologjitë e prostatës, kanceri i prostatës, ai i testikujve, apo kanceri i mëshikzës  urinare.

Urologu Vedat Bekteshi për TVM-2 thotë se është në rritje numri i pacientëve të prekur me hiperplazion ose rritjen e prostatës kjo sëmundje paraqitet 10 deri në 15 përqind mbi moshën 40 vjeçare,  ndërsa mbi 70 vjeç, 80 % të pacientëve e kanë këtë sëmundje.

Ai këshillon pacientët që në qoftë se kanë simptome të pazakonta të paraqiten për kontrollë tek urologu që në bazë të pyetësorit internacional ti  klasifikojnë pacientët se çfarë kategorie të simptomave kanë.

“Hiperplazioni sëmundje tek meshkujt që paraqitet në moshën mbi  40 vjeçare, tek disa paraqitet më herët. Paraqitja e këtyre simptomave është zgjuarja natën për urinim, ndërprerja gjatë urinimit, urgjenca për urinim dhe simptome të tjera që nëse paraqiten atëherë flasim për një gjendje tjetër sëmundje më të rënda tek pacientët. Pacientët që i kanë këto simptome duhet të paraqiten në kontrollë tek urologu. Mirë ëstë secili pacient mbi moshën 45 vjeçare të bën njëherë në vit një kontrollë tek urologu” – tha Vedat Bekteshi, urolog specialist në Klinikën Univerzitare “Shën Naumi” i Ohrit-Shkup.

Bekteshi thekson se rritjen e prostatës  përveç gjenetikës e përshpejtojnë edhe jo aktiviteti fizik, diabeti, çrregullimet hormonale, pirja e duhanit dhe alkoolit.

Ai thotë se  mënyra e diagnostikimit të kësaj sëmundje bëhet me analizën e gjakut  dhe me ultra zë.

“Nëse janë simptome të lehta mënyra e trajtimit është se duhet të përcillet, pacienti nuk ka nevojë për medikamente, ato të fazës së lehtë të fazës së mesme duhet të marrin medikamente që i ndihmojnë për zvogëlimin dhe eliminimin e këtyre simptomeve. Faza më e rëndë atëherë simptomet janë më të shfaqura dhe nëse në ultrazërin që e bjëmë shohim se ka mbetjte të urinës ,rritje të tumo markeravë të prostatës atëherë mnënyra e trajtimit është kirurgjikale” – u shpreh Vedat Bekteshi, urolog specialist në Klinikën Univerzitare “Shën Naumi” i Ohrit-Shkup.

Mjeku rekomandon që pacientët që janë mbi moshën 45 vjeçare të bëjnë kontrolle një herë në vit tek urologu. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)