Neziri, partitë politike po sillen si në fushatë

12.11.2023 13:50

Themelimi i shumë subjekteve të reja politike....

Themelimi i shumë subjekteve të reja politike tek blloku politik shqiptarë dhe grupimi i tyre në blloqe, jep një ndjenjen se vendi tanimë një kohë të gjatë është në fushatë parazgjedhore, vlerësojnë analistët politik.

Xhelal Nezirit për TVM2, thekson se dalja në teren e të gjitha partive politike tregon se deri në mbajtjen e zgjedhjeve, do të kemi një garë të ashpër.

Kurse edhe për këtë kohë të zgjedhjeve kryefjala do të jenë të drejtat e shqiptarëve, lufta kundër krimit dhe korupsionit dhe shteti i së drejtës.

“Rigrupimet, koalicionet, por edhe përplasjet në mes këtyre grupeve politike, do të jenë edhe më të ashpëra në periudhën që vjenë. Integrimi në Bashkimin Europian, luftimi i korupsionit, shteti i së drejtës, të drejtat e shqiptarëve priten të jenë kryefjala apo kryetema e fushatave parazgjedhore, dhe mendoj se është mirë që përfundimishtë këto tema të trajtohen edhe në sferën publike tek shqiptarët etnik.  Pikërishtë ndryshimet kushtetuese do të jenë edhe sferë e përplasjes partive shqiptare në pishtet dhe atyre në opozitë” – tha analisti politik, Xhelal Neziri.

Sipas Nezirit ka shumë tema të nxehta të cilat do ta shoqërojnë këtë kohë deri në shpalljen e zgjedhjeve, por edhe koha e fushatës siq janë tema e 20 për qindëshit tek shqiptarët, preambulla e kushtetutës dhe shumë tema të ndryshme, të cilat do të jenë të një interesi të veqantë për shqiptarët, por edhe për etnitetin tjetër do të ketë tema të tilla siq janë përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, qështja e historisë dhe e gjuhës, por vet përzgjedhja e kandidatëve për president do ti trazonë ujrat në politikën e vendit.

“Përzgjedhja e kandidatëve për president do të jetë një moment i rëndësishëm për strategjit e partive politike, përshkak se zgjedhjet presidenciale në një farë forme do të jenë një tregues edhe për rejtingun e partive politike. Rezultati i atij raundi në një farë forme do të jetë një matës me relevant, më kretibil për rejtingun e partive politike, dhe se ato rezultate në një farë mënyrë do të ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Pra është një vitë zgjedhor kompleks i cili do të kërkoj edhe angazhime edhe rigrupime, edhe anagazhim, por edhe strategji nga blloqet e ndryshme politike” – u shpreh Neziri.

Shumë me rëndësi sipas Nezirt do të jetë qasja e partive politike, dhe vokabulari i tyre gjatë fushatës, por e rëndësishme sipas tij do të jenë që të gjitha këto cikle të kalojnë të qeta, sepse kjo do të jetë edhe një pasqyre për vendin tonë për rrugëtimin tonë në bashkimin europian dhe kohën kur vendi ynë po kërkon ti hapë bisedimet për anëtarësim. (Fitim Kryeziu, TVM2)