Bytiqi, vitin 2024 nuk do të rriten rrogat e zyrtarëve

12.11.2023 14:12

Marsi vitit 2023 ishte muaji i rritjes së pagave....

Marsi vitit 2023 ishte muaji i rritjes së pagave, si të  pagës minimale ashtu dhe për punonjësit në sektorin e shëndetësisë nga 10 deri në 15 përqind, por rritja më e madhe për pagan në muajin mars ishte ajo e rritjes prej 78 përqind për 1260 funskioner shtetëror.

Zv. kryeminsitri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi për TVM2 thotë se për vitin 2024 nuk është paraparë rritje e pagave të zyrtarëve, gjegjësisht po shqyrtohet mundësia që nëpërmjet të disa ndryshimeve ligjore pagat e zyrtarëve të ulen.

Bytyqi thotë se nga këto ndryshime në buxhet do të ketë5 deri në 8 milion euro në vit më shumë.

“Ështe modalitet qe flitet sepse ne donim te ndryshonim ligjin per funksioneret e emruar por ne parim pame se duhet ndryshuar 7 ligje që do të preknin gjith 1260 funskioner të dnryshëm. Propozimi 1 isht të shkurtohen pagat dhe te mos lejohet ngritja e pagave per vitin e ardhëshëm , jemi në diskutime me akter të ndryshëm nëse do të gjejmë zgjidhje përfundimtare. Varësisht nga marrëveshja finale do të ketë implikime jo shumë të mëdha sepse ka disa modalitete dhe mund të shkon nga 5 deri në 8 milion euro në vitë.” – u shpreh Zv.Kryeministri  për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

A po solidarizohen edhe minsitrat?

“Kemi thënë se çdo vendim që do të mirret, këto mjete do të shkojnë për masa antikrizë, solidarizim i funksionerëve me qytetarët”.

Bytyqi thotë se praktika e rritjes së pagës minimale 1 her në vit do të vazhdon të implementohet dhe se këtë ligj mund ta zhbëj vetëm parlamenti.

Paga më të larta në institucione publike nënkupton rritje të produktivitetit, thotë Byqyqi. Kriteret ekonomike në raportin e fundit të Komisonit Evropian, thonë se në vend është ulur konkurenca eksterne dhe se rritja e rrogave nuk është në proporcion me rritjen e produktivitetit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)