Sensibilizmi për shëndetin e meshkujve, qytetarët: Nuk kujdesemi sa duhet për shëndetin

12.11.2023 16:31

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të burrave...

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të burrave për kancerin e prostatës, por fushatat sensibilizuese mungojnë. Madje edhe vetë meshkujt thonë se nuk kujdesen sa duhet për shëndetin e tyre, ndonëse janë të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm.  

“Nuk i bëj asnjëherë, rallë herë i bëjë. Gjakun e kontrolloj ndonjëherë edhe aq. Gjithçka është në rregull, vetëm se duhet të jemi aktiv duhet të ushqehemi mirë, mos të hajmë gjithçka edhe duhet të ecim që ta mbajmë veten të shëndoshë.”

“Për të marrë një termin tek institucionet e shtetit, duhet të marrim pas dy ose tre muajve. Tash para dy jave na thiri mjeku i shtëpisë dhe tha se nevojitet një pasqyrë e gjakut.”

“Pak më dobët, nuk mendoj shumë për shëndetin. Kontrolle preventive nuk bëj, por e marrë rregullisht terapinë që veç më e kam të shkruar”.

“Për vitet që kamë më vështirë kujdesem për shëndetin personal”.

“S’di çfarë të them. Nëse na thonë nga puna që duhet kontroll sistematik po shkoj, ndërsa kështu vetë jo”.

“Pasi t’i kalosh të 40-tat, çdo ditë del diçka. Zgjohesh çdo mëngjes me ndonjë dhimbje të re” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Më të prekur janë meshkujt e moshës së tretë, për shkak të ndryshimeve hormonale, por nuk mungojnë as rastet sporadike nën të pesëdhjetat. (Sedat Selimi, TVM2)