Mexhiti: Në fokus lufta kundër korrupcionit dhe ekonomia

12.11.2023 14:41

Koalicioni “Bashkimi Evropian për Ndryshim”....

Koalicioni “Bashkimi Evropian për Ndryshim” në zgjdhjet e ardhshme do të ofrojë konkurrencë politike,thotë kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Sipas tij fokusi do të jetë në çështjet ekonomike, dhe luftën kundër korrupcionit.

“Ne jo vetëm që do të konstatojmë keqqeverisjen e BDI-së dhe partnerëve të tjerë në qeveri, por do të japim propozime konkrete për zgjidhjen e atyre problemeve për përmirësimin e standardit të jetesës, për një perspektivë më të mirë, për të parandaluar migrimin e të rinjve. Do të ketë një luftë kundër korrupsionit, e cila në raportin e fundit tregohet si më katastrofal  deri më tani, për shkak të korrupsionit të madh dhe atë të nivelit të lartë. Në fokus do të jenë çështjet dhe temat ekonomike, pasi sipas sondazheve shtatë deri në tetë çështje që prekin qytetarët dhe shqiptarët janë pagat dhe standardi i jetesës dhe temat që lidhen me to.” – u shpreh Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.