Raporti i KE-së për tenderët, RMV pjesërisht e përgatitur për prokurim publik
Raport progresi i KE-së për Maqedoninë e Veriut...

Raport progresi i KE-së për Maqedoninë e Veriut ka detektuar shumë mospërmbushje të kriteriumeve edhe në sferën e Prokurimeve Publike.
Në raport thuhet se duhet të rritet kapaciteti i institucioneve kyçe kontraktuese dhe operatorëve ekonomikë përmes trajnimeve të vazhdueshme.
Autoritetet kombëtare duhet të prezantojnë masa më efektive kundër korrupsionit gjatë ciklit të prokurimit, thekson KE.
Ivanovska: Të parandalohet konflikti i interesave
Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thonë se prokurimet publike tegojnë se nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesave.
“Një e treta e prokurimeve publike janë vetëm me një operator ekonomik, që edhe kjo për mua është shumë e rrezikshme, sepse nuk sigurohet konkurrencë e mjaftueshme përmes operatorëve ekonomik. Gjithashtu nga perspktiva jonë, pra nga këndvështrimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është shumë e rëndësishme se si menaxhohet situata me konfliktin e interesave.” – tha Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
Taseva: Të parandalohen paramarrëveshjet
Mënyra e realizimit të prokurimeve si dhe kriteret për të negociuar çmimet më të ulëta i bëjnë ato shumë të përshtatshme për korrupsion, thonë nga “Transparency International”.
“Gjithnjë e më shumë kemi informata për marrëveshje paraprake ose për pjesëmarrje në grup në prokurimet publike, pra duke u ndeshur me faktin se ai që do të fitojë do të anulojë ose aneksohen. Pra, ka ende shumë vend për punë, sidomos për atë se si zbatohen kontratat pasi dikush merr prokurimet publike, ne ende nuk kemi filluar ta monitorojmë me efektivitet atë pjesë” – u shpreh Kryetarja e “Transparency International”, Slagjana Taseva.
Në raprot më tej thuhet se vitin e ardhshëm duhet të miratohet ligji për partneritetin publik-privat dhe ligji për koncesionet, për harmonizimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor në këto fusha me të drejtën e BE-së. (Sanije Duraku, TVM2)
