Kaevski: Ndahen tender në vije kumbaro-familjare
Prokurimet publike, moll sherri për pushtetin dhe opozitën...

Prokurimet publike, moll sherri për pushtetin dhe opozitën. LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në opozitare se përveç faktit që nuk bëjnë asgjë dhe në 2 vite rezultatet e tyre janë zero, pushteti lokal i kësaj partie tronditet nga një sërë skandalesh. Zëdhënësi i social-demokratëve, Darko Kaevski, numroi disa skandale që sipas tyre realizohen përmes prokurimeve publike që rezulton me përfitime materiale për disa funksionar lokal të partisë së Mickoskit.
“Komuna e Shtipit me VMRO-DPMNE-në e lëkund afera e marrëdhënies kumbar-familje në prokurimet publike. Kjo është kontrata për prokurim publik të Ndërrmarrjes Publike, Isar Shtip, në vlerë prej 20.000 euro. Kompania që ka fituar tenderin është në pronësi të Zoranço Gligorovit, ndërsa menaxher, gjegjësisht drejtor është bashkëshortja e tij. Tani, dhëndër për vajzën e kësaj familjeje Gligor është i forti i kryetarit të Komunës së Shtipit nga DPMNE, Metodi Jordanov” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
VMRO-DPMNE: Në vend të reformave, pushteti bënte biznese
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga partia e Mickoskit, për pushtetin janë më të rëndësishme bizneset gri, se sa reformat, prandaj sipas tyre raporti i BE-së është më i keqi në histori.
“Në vend që të bënin reforma, po bënin miliona biznese për vete dhe për të afërmit e tyre dhe nuk ua ndinte aspak për Maqedoninë. Ata shikojnë deri në fund të mandatit të tyre, të marrin sa të munden, në kurrizin e popullit, për të blerë sa më shumë prona në qendër të Shkupit, për të zgjeruar bizneset e tyre, por edhe për të zbatuar plan të ri araçi për kompanitë besnike dhe të ndershme” - thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së. (Sanije Duraku, TVM2)
