Konflitki izraelito palestinez, granatimet vazhdojnë, luftime në rrugë
Shpërthime të forta në horizont përgjatë Rripit...

Shpërthime të forta në horizont përgjatë Rripit, granatimet e ashpra në Gaza vazhdojnë. Ka edhe luftime intensive në rrugë me Hamasin. Izraeli ka kryer sërish sulme ajrore në objektiva në Siri.
Netanjahu: Hamasi do të eliminohet
Pavarësisht thirrjeve të shpeshta për një armëpushim, kryeministri izraelit Netanjahu nuk po tërhiqet nga synimi i tij për t'u marrë me militantët.
Për të, armëpushimi është i mundur vetëm nëse lirohen 240 pengjet izraelite.
“Sa i përket bisedimeve për të nesërmen – ajo ditë do të ndodhë vetëm pas eliminimit të Hamasit, pasi Gaza të jetë çmilitarizuar dhe kur të mos ketë më kërcënim nga rripi për shtetin e Izraelit. “Për të siguruar këtë, Forcat e Mbrojtjes izraelite do të vazhdojnë të kontrollojnë sigurinë në Rripin e Gazës, për të parandaluar terrorin nga atje” – tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Uashingtoni ka kërkuar sqarime nga Netanyahu, pas pretendimeve se pas luftës kundër Hamasit, Izraeli do të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurisë në Gaza për një kohë të pacaktuar.
Raisi: Një qeveri me votat e palestinezëve
Samiti rajonal arabo-islamik në Riad përfundoi me një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare për civilët në Gaza.
“Kemi një zgjidhje pas armëpushimit, pas bombardimeve dhe rrethimit të Gazës – të dërgohet ndihma për banorët dhe të formohet një qeveri përmes zërave të palestinezëve, myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve” – deklaroi Presidenti i Iranit, Ibrahim Rais.
Spitalet pa ilaçe dhe karburant, mbi 11 mijë civilë palestinezë të vdekur
Fatkeqësia humanitare në enklavë po thellohet. Spitalet funksionojnë me kapacitete të kufizuara, pa barnat e nevojshme dhe pa karburant. Ekipet mjekësore amerikane po mbërrijnë për të ndihmuar mjekët që luftojnë çdo ditë për jetën e mijëra civilëve të plagosur në Gaza.
Forcat izraelite ranë dakord të evakuonin foshnjat nga spitali Al Shifa.
“Kjo është një thirrje për komunitetin njerëzor. Kjo duhet të ndalet tani. ne nuk mund të vazhdojmë me krime të tilla lufte. Është e palogjikshme. Nuk ka asnjë justifikim për një sulm të drejtpërdrejtë në spital” – deklaroi Drejtori i spitalit të urgjencës, Dr.Mohammed Qandil.
Sipas burimeve palestineze, deri më tani janë vrarë më shumë se 11 mijë civilë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. Rreth 2700 persona janë raportuar si të zhdukur. Supozohet se janë bllokuar ose janë nën rrënoja.
Nga ana tjetër, Tel Avivi ka konfirmuar vdekjen e pesë rezervistëve izraelitë dhe që nga fillimi i operacionit tokësor janë vrarë 46 ushtarë izraelitë. (Sedat Selimi, TVM2)
