Maqedoni

Shkupi shënon 79 vjetorin nga Dita e çlirimit

13.11.2023 09:17

Shkupi sot e shënon 79-vjetorin nga Dita e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore....

Shkupi sot e shënon 79-vjetorin nga Dita e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Delegacione nga institucione dhe organizata do të shprehin homazh dhe do të vendosin lule në Varrezat e partizanëve në Alenë e qytetarëve meritorë në Butel dhe në përmendoren “Çlirimtarë të Shkupit”.

Tradicionalisht, Qyteti i Shkupit do ta ndajë çmimin “13 Nëntori” për personat fizikë dhe juridikë, qëllimi i së cilës është promovimi i vlerave konstante në shkencë, art, shëndetësi, kulturë, arsim dhe sport. Fitues të çmimit në sferën e publicistikës është akademiku, Vllada Urosheviq, në sferën e arsimit dhe edukimit, prof. dr. Bona Bajraktarova dhe prof. dr. Sonja Zdravkova-Xheparoska. Fitues të sivjetmë të këtij çmimi prestigjioz janë edhe prof.dr. Biljana Kuzmanovska dhe dr. Irfan Ahmeti nga sfera e mbrojtjes shëndetësore, nga sfera e aktiviteteve humanitare, nga sfera e sociologjisë, Ali Pajaziti dhe nga sfera e sportit, Atanas Kostovski dhe gjimnazi ShMQSh “Nikolla Karev”.