Maqedoni

Kryetari i Parlamentit bullgar viziton RMV-në

13.11.2023 11:11

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, ka ardhur për vizitë pune në RMV...

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, ka ardhur për vizitë pune në RMV. Nikoqir i tij është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Xhaferi dhe Zheljazkovi do të hapin ekspozitën "Traka e Argjendtë" në Muzeun Arkeologjik, në të cilin  do të prezantohen  1,700 eksponate  nga 18 muze kombëtarë, rajonalë dhe komunalë bullgarë.

Ekspozita organizohet nga Instituti Kombëtar Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare. Ndryshe, sipas mediave bullgare, kryeparlamentari bullgar do të vizitojë edhe kishën “Sveti Spas” dhe do të vendosë lule para relikteve të Goce Dellçevit. Vizita e Zheljazkovit është vizita e parë e një zyrtari të lartë bullgar pas një kohe të gjatë. Sot dhe nesër në Shkup do të zbatohet një regjim i veçantë i qarkullimit në zonën qendrore të qytetit për shkak të vizitës së Zheljazkovit.