Maqedoni
BDI shpalos moton dhe imazhin viziv të Kongresit Tematik
17.03.2015 14:49
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë publike sot imazhin viziv dhe moton e Kongresit Tematik që do të mbahet më 28 dhe 29 mars 2015 në hotelin Holiday Inn në Shkup...

Delegatët do ti zhvillojnë punimet të unifikuar rreth motos: BASHKË…
Motoja që do të përcjellë punimet e Kongresit Tematik është vazhdimësi e politikave të BDI-së që nga themelimi deri më sot më sot dhe simbolizon njësinë e BDIsë me popullin gjatë gjithë veprimtarisë politike dhe kombëtare të këtij subjekti politik , thonë nga BDI.
Delegatët e Kongresit Tematik , do të kanë mundësinë të ndjekin prezentimet e ish diplomatëve të lartë gjatë punimeve të tre paneleve plotësuese të Kongresit Tematik , që do të trajtojnë temat e integrimeve euroatlantike dhe fqinjësisë së mirë, qeverisjes së mirë dhe demokracisë konsensuale si dhe zhvillimet ekonomik dhe mundësive të barabarta.
Pjesmarrjen në këtë Kongres Tematik të BDI-së, tashmë e kanë konfirmuar edhe të ftuarit ndërkombëtarë: Daniel Server, Peter Feith, Alexandros Malias, Eruan Fouere, Erhard Busek etj.
Të gjitha kontributet profesionale mbi imazhin viziv janë të realizuara nga artisti Zeni Ballazhi nga Kërçova I cili u bë I njohur për shqiptarët si autori i llogos zyrtare të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ditës së Flamurit Kombëtar.
