Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
13.11.2023 13:24
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,06% në raport me vendimin e datës 10.11.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet dhe tani do të jetë 43,332 den/kg.
Nga data 14.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 80,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 82,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 43,332 (denarë/kilogram)
