Botë
Draft-statuti i Asociacionit, Stano: Nuk publikojmë dokumente në diskutim
13.11.2023 14:50
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar t’i konfirmojë draftet e publikuar në media kosovare...

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar t’i konfirmojë draftet e publikuar në media kosovare, të cilat pretendojnë se është propozim-drafti i BE-së për Asociacionin.
“Ne kurrë s’japim dokumente zyrtare, të cilat janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi që kjo është edhe praktikë normale në ndërmjetësimet ndërkombëtare në kryerjen e proceseve në konfidencialitetit. Është politikë e kahershme e Komisionit Evropian që të mos komentojë mbi rrjedhjet e pretenduara të dokumenteve.”, - deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, pretendon se e ka lexuar draftin, në të cilin sipas tij parashihet themelimi i rrjetit arsimor dhe shëndetësor serb të cilët do të ofrohen si ofrues privat nën përgjegjësinë e Asociacionit, duke e theksuar Serbinë si kontribues financiar. Edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se e ka lexuar draft-statutin, ndërsa krerët e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, kanë kërkuar nga Qeveria që ta publikojë draft-statutin për Asociacionin, në mënyrë që të mund të bëhen analiza, nëse ai është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
GYLTENE SINANI
