Botë
Lufta Izrael-Gaza, Hamasi i zhgënjyer nga aleatët, Izraeli pret fitore
13.11.2023 16:54
Spitalet “Shifa” dhe “Kuds” në Gaza janë në kolaps të plotë – pa karburant, energji elektrike dhe ujë...

Spitalet “Shifa” dhe “Kuds” në Gaza janë në kolaps të plotë – pa karburant, energji elektrike dhe ujë. Izraeli pretendon se ka miratuar një dërgesë prej 300 litra karburant nga “Shifa”, por ajo nuk mund të dorëzohet për shkak të presionit nga Hamasi, të cilin organizata paraushtarake palestineze e ka mohuar.
“Kemi përgatitur karburant, 300 litra, 300 metra në jug të spitalit. Kemi folur me kreun e spitalit dhe jemi ende në pritje që ta marrin karburantin. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit po i bën presion spitalit që të mos mund ta marrë atë. Ne hapëm edhe rrugë nga spitalet në jug. Komunikojmë me drejtuesit e spitalit dhe u ofrojmë ndihmë në zhvendosjen e pacientëve. Qytetarët e Rripit verior vazhdojnë t'i dëgjojnë thirrjet për të lëvizur në jug, edhe pse Hamasi po bën gjithçka që ata të qëndrojnë.", - deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari.
Osama Hamdam, përfaqësues i Hamasit në Liban, në një konferencë për shtyp në Bejrut tha se samiti në Arabinë Saudite, i cili mblodhi qeveritë arabe dhe islamike të shtunën, ishte një hap në drejtimin e duhur.
“Ne prisnim që vëllezërit tanë arabë dhe myslimanë të aktivizonin përpjekjet e tyre politike dhe ekonomike për të bërë presion ndaj Uashingtonit që të ndalonte menjëherë agresionin kundër civilëve dhe fëmijëve. Çdo ditë që kalon, rreth 1,000 civilë të pafajshëm, fëmijë dhe gra, lëndohen.”, - theksoi përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Osama Hamdam.
Zyra e Kombeve të Bashkuara u godit gjithashtu në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit. Izraeli sulmoi sërish pozicionet e Hezbollahut në Liban. Kryeministri Netanjahu thotë se ata do të vazhdojnë luftimet deri në fitore.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk ka jetë për ne, nuk ka të ardhme për ne dhe fqinjët tanë, nëse lejojmë të dominojë boshti i terrorit i udhëhequr nga Irani, Hezbollahu, Hamasi, Hotite dhe miqtë e tyre. Ne kemi një aleancë për paqen në anën tjetër, që përfshin Izraelin, Shtetet e Bashkuara, shtetet moderne arabe dhe pjesën tjetër të botës së qytetëruar.”, - u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Pas një qetësie treditore, kalimi në Rafah u rihap. Disa civilë u plagosën në veri të Izraelit në një sulm me raketa nga Libani. Forcat izraelite goditën objektivat në Siri në përgjigje të raketave të lëshuara në lartësitë e Golanit.
FITORE DEMOLLI
